Meta përshëndet marrëveshjen e Uashingtonit

E publikuar: 04/09/2020 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen ekonomike të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Në një status në Facebook, Meta shkruan se marrëveshja është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”, shkruan Ilir Meta.