Kanali zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në platformën ‘youtube’ ka paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ceremoninë e të cilës do ta mbikqyrë edhe presidentin amerikan Donald Trump.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet në ‘Dhomën Roosevelt’ e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë, raporton Gazeta Express.
Pas nënshkrimi të marrëveshjes, presidentin amerikan Donald Trump do t’i presë në takim trepalësh, kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksander Vuçiq në zyrën ovale.