Vjosa Osmani thotë se Kuvendi duhet ta dijë çfarë po bëhet, para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

E publikuar: 04/09/2020 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Kryeparlamentares Vjosa Osmani, çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sot pritet nënshkrimi i një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeparlamentarja Osmani thotë se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë.
Kështu është shprehur ajo në një takim me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.

Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale,transmeton Express.

Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, nën vëzhgimin e presidentit amerikan, Donald Trump.