Kërkesa për njohjen e Kosovës, Grenell demanton Serbinë

E publikuar: 03/09/2020 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori Richard Grenell ka demantuar deklarimet e zyrtarëve serbë sipas të cilëve emisari amerikan për dialogun i ka dorëzuar kërkesën për njohjen e Kosovës presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, deklaroi sot se kishte një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj presidentit Vuçiq, sipas Tanjug.

E ambasadori Grenell ka mohuar një gjë të tillë duke thënë shkurt përmes një postimi në Twitter se kjo nuk është e vërtetë.

Pritësit e takimit në Shtëpinë e Bardhë janë i dërguari special i presidentit amerikan për negociatat Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Robert O’Brien.