I deleguari i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se qytetarët e të dyja vendeve meritojnë normalizim të ekonomive dhe shansin për të krijuar ekonomi të qëndrueshme.
“Sot jam i fokusuar për njerëzit e rinj që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me Perëndimin”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.
“Ju kam dëgjuar. Do të angazhohem për ju. Ta lëmë anash politikën”.
Sot në Uashington do të nisë raundi i parë i takimeve mes dy delegacioneve, nga Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin amerikan.


















