Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Halil Matoshi, ka reaguar pas takimit të sotëm të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka thënë se njoftimi i koordinatorit shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, për bisedimet me palën serbe në Bruksel, është legjitimim i vërejtjes së dhënë nga Haradinaj.
Kjo deklaratë e Matoshit ka ardhur pasi që Hyseni ka deklaruar se Serbia ka dashur të manipulojë sot procesin në Bruksel.
Postimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:
Haradinaj pati të drejtë!
Koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni e legjitimoi vërejtjen e Ramush Haradinajt për rrezikun e rikthimit të dialogut teknik në tavolinën e Brukselit!
P.S.
Ramush Haradinaj, më 2018 dialogun ia pati rikthy sovranit nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel!
Kurse sivjet paralajmëroi kreun e Qeverisë se Serbia po përpiqet ta rikthejë Kosovën në një dialog teknik, pa afate strikte në kohë dhe duke e shmangur njohjën reciproke si qëllim final në këtë proces.
Obstruksioni i Serbisë flet për pafuqinë e Brukselit zyrtar.
Vetëm ShBA mund të garantojë një Marrëveshje Gjithpërfshirëse që nënkupton njohjën e ndërsjellë në kufijtë e 17 shkurtit!
Dhe koha po i jep të drejtë!
Sepse është njeri me vizion!.



















