Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka nisur iniciativën për ngritjen e memorialit për nder të vëllezërve Bytyqi në qendër të Prishtinës.
Ai në një postim në Facebook ka falënderuar Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët për mundësinë e dhënë për ngritjen e këtij memoriali.
Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi erdhën nga SHBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht u patën arrestuar nga autoritetet serbe.
Postimi i plotë:
Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë e dhënë nga gjenerali Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët, që të marrë iniciativën për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës.
Po ashtu pas komunikimit me familjarët e Heronjve, shpreha gatishmërinë e koordinimit me ta në të gjitha detajet e këtij projekti kombëtar.


















