Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë të vitit 2020. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2020, shkalla e papunësisë është 25.0%.
Për shkak të pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë edhe Kosovën (mesi i muajit Mars 2020), Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM1 2020 nuk janë publikuar sipas datës së planifikuar, pasi ASK-ja nuk ka munduar që të vazhdojë grumbullimin e të dhënave në teren nga 16 Marsi 2020 , ndërsa pas lehtësimit të disa masave nga ana e Qeverisë, nga data 22 Qershor 2020 ka rifilluar grumbullimi i të dhënave në terren për të kompletuar të dhënat për tremujorin e parë dhe ka vazhduar deri më datën 05 korrik 2020.Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në të dhënat e tregut të punës pritet të jetë i theksuar në TM2 2020 derisa, për TM1 2020 një pjesë e bizneseve nuk i kishte mbyllur aktivitetet (fillimi i Pandemisë) dhe ndikimi në të dhënat e tremujorit të parë ishte shumë i vogël.
Njoftimi i plotë i ASK-së:Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë 2020.Për shkak të Pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës (mesi i muajit Mars 2020), Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM1 2020 nuk janë publikuar sipas datës së planifikuar, pasi ASK-ja nuk ka munduar që të vazhdojë grumbullimin e të dhënave në teren nga 16 Marsi 2020 , ndërsa pas lehtësimit të disa masave nga ana e Qeverisë, nga data 22 Qershor 2020 ka rifilluar grumbullimi i të dhënave në terren për të kompletuar të dhënat për tremujorin e parë dhe ka vazhduar deri më datën 05 korrik 2020.Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në të dhënat e tregut të punës pritet të jetë i theksuar në TM2 2020 derisa, për TM1 2020 një pjesë e bizneseve nuk i kishte mbyllur aktivitetet (fillimi i Pandemisë) dhe ndikimi në të dhënat e tremujorit të parë ishte shumë i vogël.Pasi anketa është sipas rotacionit të mostrës (përsëritshme) me panele, të dhënat më reprezentative do të jenë të disponueshme në raportin përfundimtar për vitin 2020.Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.8%.Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2020 është 29.1%.Punësimi me i lartë është te meshkujt 44.0%, ndërsa punësimi te femrat është 14.1%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55.5 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 43.2%.Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.1%; prodhimi me 12.0%, arsimi me 10.7%, si dhe ndertimtaria me 10.6%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 39.5% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 60.5% kanë kontratë të përkohshme.Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2020, shkalla e papunësisë është 25.0%.Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.6%, krahasuar me meshkujt, 23.0%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 46.4%.Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2020, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.2%, me fokus të veçantë te femrat me 79.7 %, krahasuar me meshkujt, 42.9%.Për realizimin e AFP-së, TM1 2020, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.
Shkalla e papunësisë në tre mujorin e parë të 2020-s është 25.0 për qind
NGA KATEGORIA