Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Boise në Idaho të SHBA-së, Gregory Raymond, ka folur para takimeve të radhës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Uashington dhe Bruksel, transmeton Infosot.
Ai konsideron se përfaqësuesit e Kosovës do të kenë më shumë presion nga SHBA-ja se sa Serbia në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.
“Si rezultat, unë pres që Shtetet e Bashkuara të bëjnë presion mbi të dyja palët që të bien dakord për një lloj marrëveshjeje. Sidomos pres presion ndaj përfaqësuesve të Prishtinës, pasi Uashingtoni beson se ka më shumë ndikimi mbi ta”, ka thënë Raymond për mediat serbe.
Sipas tij, ndërsa afrohen zgjedhjet presidenciale në SHBA, administrata e Donald Trump ka nevojë për suksese në politikën e jashtme për të përmirësuar imazhin publik të presidentit dhe për të tërhequr vëmendjen e amerikanëve nga numri i vdekjeve nga koronavirusi dhe problemet ekonomike.