MSH i reagon Konjufcës për akuzat rreth licencimit të laboratoreve private për COVID-19

E publikuar: 25/08/2020 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë me anë të një reagimi për media i është përgjigjur Vetëvendosjes dhe pretendimeve të kësaj partie se kinse për kryerjen e testeve për COVID-19, janë licensuar laboratorë privatë të cilët nuk janë as të regjistruar si biznese.
Me anë të një reagimi, MSH ka thënë se certifikata e biznesit nuk është kriter për licencimin e këtyre laboratoreve, ngase sipas tyre institucionet kanë licenca valide për veprimatrinë e tyre, shkruan lajmi.net.“Ndërlidhur me deklarimin e deputetit Glauk Konjufca, sot në një konferencë për media, se kinse Ministria e Shëndetësisë ka licencuar për kryerje të testimeve për Covid-19 laboratorë privat të cilët nuk janë as të regjistruara si biznese, Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i Ministrisë së Shëndetësisë sqaron se ky bord ka bërë licencimin e vetëm atyre laboratorëve të cilët i kanë plotësuar kriteret”, thuhet në reagim.“Sa i përket certifikatës së biznesit, ajo nuk është kriter i aplikimit për lëshimin e lejes për kryerjen e testeve covid-19 , duke qenë se institucionet kanë pasur licenca valide si veprimtari dhe ato e kanë pasur për obligim që certifikatën e biznesit ta dëshmojnë në momentin e aplikimit për licencimit të institucionit si tërësi”, thuhet tutje aty.“ Për informim të drejtë, shërbimi i testimit është një shërbim shtesë në kuadër të institucioneve të licencuara edhe më parë për ushtrim të veprimtarive të ndryshme mjekësore”, thuhet në reagim.“Përndryshe, pa certifikatë të biznesit, ato nuk mund të licencohen për ushtrimin e asnjë veprimtarie shëndetësore”, thuhet tutje aty.