Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona në Kosovë, numri i të infektuarve ka shkuar në 12 mijë e 547 raste nga 47 mijë e 761 persona të dyshimtë në virusin SARS CoV2.
Nga COVID-19 u shëruan 8 mijë e 657 persona. Por janë 480 të tjerë që humbën betejën me virusin vdekjeprurës.
Ndërsa, nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) 3 mijë e 410 raste janë aktive me COVID-19.
E të hënën u raportua nga IKSHPK për 99 raste të reja të të infektuarve me virusin korona brenda 24 orëve, ndërsa për një ditë u raportua për vdekjen edhe të 13 rasteve me këtë virus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410”, thuhet në raportin e djeshëm të IKSHPK-së.
Më së shumti rast edhe këtë herë u shënuan në komunë e Prishtinës.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.