Veliu takohet me Rukiqin, shqyrton mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese

E publikuar: 24/08/2020 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takur me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në këtë takim, ministri Veliu me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës diskutuan për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë̈ e heqjes së disa kufizimeve për biznese”, tha me këtë rast ministri Veliu.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për format e angazhimit të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse.