Një i ri nga Strellci i Deçanit e ka humbur betejën me Covid-19

E publikuar: 22/08/2020 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe këshillat e institucioneve shëndetësore.

Ky është statusi i tij:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID19.

Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje.

Ngushëllime të sinqerta familjes!