Pacolli: Bashkësia ndërkombëtare të merret me të kaluarën, përndryshe rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës

E publikuar: 22/08/2020 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndaj zbulimit të dokumenteve që flasin mbi dhunën e regjimit të Serbisë ushtruar mbi veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, ka reaguar edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Përmes një statusi në Facebook, ish-ministri i Punëve të Jashtme ka thënë se mos-ndëshkueshmeria ndaj Serbisë duhet të përfundojë por edhe sistemi jonë i drejtësisë duhet të dalë nga gjumi dimëror për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës.

Po ashtu ai ka thënë se Bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Beogradin të ndërmarrë veprime dhe të merret me të kaluarën, përndryshe rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës.

Ky është statusi i tij i plotë:

Dokumentet e publikuara nga RTK për fatin e Prof. Ukshin Hotit janë të tmerrshme dhe tregojnë një krim të orkestruar nga Beogradi. Prokuroria e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrin veprime dhe të sjellin para drejtësisë autorët e krimit të kryer kundër Ukshin Hotit dhe mijëra krimeve të tjera.

Mos-ndëshkueshmeria ndaj Serbisë duhet të përfundojë por edhe sistemi jonë i drejtësisë duhet të dalë nga gjumi dimëror për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës.

Para një viti ne i sollem mijëra faqe dëshmi dhe prova për krimet serbe, Prokurorisë speciale, dhe shpresojmë që çdo faqe të mirret në konsideratë.

Nga ana tjetër Bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Beogradin të ndërmarrë veprime dhe të merret me të kaluarën, përndryshe rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës.