epa06600404 Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo Behgjet Pacolli reacts during a joined press conference with his Slovenia’s counterpart Karl Erjavec (not in picture) in Pristina, Kosovo, 13 March 2018. Minister of Foreign Affairs of Slovenia Karl Erjavec is on one-day official visit in Kosovo. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ
Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i vështirësohet edhe më shumë rruga drejt Presidencës.
Kjo për shkak se edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli po synon rikthimin në postin ku e ushtroi për disa javë vite më parë.
Këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se strukturat e AKR-së po ia kërkojnë të shpallë kandidaturën për të parin e shtetit.
Ky është statusi i tij:
Një pjesë e qytetarëve dhe të shoqërisë civile kërkon që z. Behgjet Pacolli të shpall kandidaturën e tij për President të Kosovës. Kjo gjë po kërkohet tani edhe nga partia, Aleanca Kosova e Re. Gjithmonë duke respektuar mandatin kushtetues të Presidentit aktual. Si ish-President i vendit, z. Pacolli ka dëshmuar se i vendos interesat e vendit para ato të tij. Në rast të marrjes së detyrës ai do të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të AKR-së.