Veterani i UÇK-së, Naim Beqiraj është maltretuar psikikisht nga Policia e Kosovës të stacionit në Garacanicë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i OVL UCK Hysni Gucati, i cili përmes një statusi në Facebook, ka dënuar ashpër sjelljen e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës.
Ai ka kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten më.
Ky është statusi i tij i plotë:
Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së, ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me familjet e dëshmorëve dhe invalidët janë kategoria të cilët meritojnë respektin me të madh në shoqërinë tonë, nuk tolerojmë raste të tilla të ndodhin, i bëjmë apel institucioneve të Kosovës që mos të përsëriten raste të tilla sepse nuk i meritojmë, por nëse ndodhin prapë edhe ne dimë të veprojmë dhe të marrim masa ndaj tyre!
HG