Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka zbuluar se babai i saj nuk është dakord me gjërat që ajo poston.Në një video që ajo ka publikuar në rrjetet sociale, dëgjohen kritikat e babait të saj, Flamurit, i cili i tërheq vëmendjen për të qenit seksi.“Ti mund jesh seksi dhe gjithçka, por të kesh klasë dhe të tregohesh e zgjuar… Para se të bësh diçka, fol me mamanë tënde. Nëna jote është shumë …”, dëgjohet në videon e publikuar nga Bebe Rexha.