Hoti: Albin Kurti historikisht ka qenë në anën e gabuar

E publikuar: 19/08/2020 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur rreth takimit të paralajmëruar të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe, me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Ai në DebatPlus të TV Dukagjinit ka bërë të ditur se pas dështimit të takimit të korrikut në Shtëpinë e Bardhë, në vazhdimësi ka pasur komunikime për mbajtjen e një takimi tjetër.

Hoti tha se agjenda e takimit do të jetë ana ekonomike, ku do të diskutohen projekte në vlerë qindra miliona euro.

Duke folur rreth paralajmërimeve të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, se në Uashington do të ketë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, Hoti ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

“Kurti e ka komplet gabim. Ai historikisht ka qenë në anën e gabuar, duke përfshirë Rambujenë, shpalljen e pavarësisë”, ka thënë Hoti.