Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është deklaruar në lidhje me ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën.
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se zgjidhja për ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën duhet të gjendet brenda kornizave të cilat janë në përputhje të vendimit të Gjykatës lidhur me kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit.
“Bashkëpunimi dhe përkushtimit për të gjetur zgjidhje që janë në përputhje me vendimin e gjykatës është mënyra e vetme që çon drejt një epilogu të duhur. Takimi i kryeministrit sot me Ramosajn është hap në drejtimin e duhur”, shkruan ambasada.
Postimi i plotë:
Ndërtimi i autostradës Deçan-Plavë ka të bëjë më shumë me pronën dhe hyrjen. Bëhet fjalë për respektimin e vendimeve gjyqësore, respektimin dhe ruajtjen e të drejtave të të gjithëve për të praktikuar besimin e tyre dhe të jetojnë paqësisht me fqinjët e tyre, dhe vlerësimin e trashëgimisë së pasur të Kosovës dhe diversitetit kulturor. Bashkëpunimi dhe angazhimi për zgjidhje që respektojnë vendimin e gjykatës është e vetmja rrugë përpara që çon në një zgjidhje të vërtetë. Takimi i kryeministrit sot me kryetarin Ramosaj është një hap në drejtimin e duhur.


















