Kandidati për rektor në UP: Shpresoj që Këshilli nuk do të ndikohet nga politika

E publikuar: 19/08/2020 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për rektor në Universitetin e Prishtinës, Faton Berisha pasi përfundoi intervistimin nga Këshilli Drejtues u shpreh optimist se ai do të jetë në krye të UP-së.

I pyetur nga KosovaPress se a mund të ketë vendim politik nga këshilli, Berisha tha se ky institucion nuk duhet të ndikohet nga asnjë grup i interesit që mund të ketë për UP-në.

“Kam shpresë që këshilli nuk do të jetë i ndikuar nga jashtë, e as nga politika. Pres që Këshilli Drejtues të jetë në nivel të detyrës”, tha ai.

Ndryshe, rezultati për garën për rektor të UP-së pritet të bëhet i ditur më vonë gjatë ditës së sotme.