Tre kandidatë në garë për rektor të UP-së, në ora 13:00 mësohet fituesi

E publikuar: 19/08/2020 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ku pritet të zgjidhet rektori i UP-së.

Për këtë të fundit në garë janë Naser Sahiti, Blerim Rexha dhe Faton Berisha, intervistimi i të cilëve pritet të zgjasë deri rreth orës 13:00.

Më pas do të ketë një konferencë për media nga këshilli për të prezantuar rektorin e ri.

Ndërkohë, mediet u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të mbledhjes.