Thaçi: E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët faktor të stabilitetit

E publikuar: 18/08/2020 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Thaçi ka uruar partnerët e koalicionit qeverisës, transmeton Telegrafi.
mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Thaçi ka thënë se “shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin tonë”.