COVID-19: Raportohen gjashtë vdekje në 24 orët e fundit në Kosovë

E publikuar: 18/08/2020 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona që ishin të prekur me COVID-19.

Aktualisht në vend nga ky virus kanë vdekur 416 persona.

Po gjatë kësaj periudhe janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.