KDI publikon gjetjet nga monitorimi i punës së Kuvendit
E MARTË, 18 GUSHT 2020 07:21 | KOSOVAPRESS
Kuvendi i Kosovës tashmë ka mbyllur punët për sesionin pranveror 2020.
Për çka, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të prezantojë gjetjet kryesore nga monitorimi i punës së Kuvendit gjatë sesionit pranveror 2020 dhe vlerësimin lidhur me performancën e Kuvendit gjatë këtij sesioni.
Gjitha gjetjet, KDI do t’i prezantojë sot në një konferencë për media.
Konferenca për media do të mbahet në ora 11:00, tek zyrat e KDI-së.