Vjollca Shala emërohet U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës

E publikuar: 14/08/2020 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka pranuar dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe U.D. Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, Enver Govori.

Në komunikatën për media thuhet se për kontributin e jashtëzakonshëm të Morinës dhe Govorit, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, iu shpreh falënderime për gjithë punën e tyre të gjertanishme në këto pozita të larta zyrtare në Postën e Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot vendosi që në pozitën e U.D. Kryeshef Ekzekutiv, emëroi Vjollca Shala – Mulaj, ndërsa në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, si Ushtrues Detyre, emëroi Fadil Brestovci.