Bajrami tregon se kur dalin pagesat e qirasë për biznese

E publikuar: 13/08/2020 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot janë kryer pagesat për disa kategori punëtorësh, ndërsa ka thënë se në ditët në vijim do të dalin pagesat edhe për qiratë e bizneseve.

Ky është postimi i saj:

Të nderuar qytetarë,

Ju informoj se sot kemi ekzekutuar këto pagesa:

Masa 7 (100 Euro për punëtoret e rrezikuar): Pagesa për 14,838 përfitues individual, në shumë totale prej 1,288,656.00 euro, prej të cilave: 14, 604 nga një pagesë (85.5€), në shume totale 1,248,642.00€ dhe

234 përfitues nga dy pagesa (2*171.00€), në shumë totale 40,014.00€.

Në ditët në vazhdim dalin pagesat e qirasë për biznese.

Faleminderit për durimin!