Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka hedhur poshtë pohimet e një pjese të mediave se kanë nisur negociatat për përfshirjen e kësaj partie në Qeverinë Hoti, duke i quajtur ato lajme të rreme.
“Këto janë lajme të rreme. S’ka plane për negociata. Unë isha në Vlorë për tri ditë dhe nuk kam dëgjuar. PDK nuk funksionon si parti patriarkale ku vendosin dy apo tre njerëz. Ne vazhdojmë të jemi parti opozitare. Mendimet personale i çmojmë, por janë vendimet ato që i respektojmë. Vendimi i PDK-së është i qartë që pas 6 tetorit”, është shprehur Krasniqi në DebatPlus në TV Dukagjini.
Ndryshe, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se partia duhet të hyjë në koalicionin qeveritar.