Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, rezulton pozitiv me Covid-19

E publikuar: 12/08/2020 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Rudari përmes një postimi në Facebook.

Ai ka treguar edhe për shëndetin, duke thënë se nuk ka asnjë lloj shqetësimi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq,

Të nderuar qytetarë

Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19.

Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv.

Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor.

Ditët në vijim, sipas rekomandimeve do t’i kaloj në izolim dhe gjithë procesin e punës, ashtu si këto ditë, së bashku me bashkëpunëtorë do ta mbikqyrë dhe do ta organizoj nga shtëpia.

Ju ftoj të gjithëve që tu përmbaheni rregullave të IKSHPK-së, virusi është real dhe serioz, mos ta lejojmë që të bëhet shkatërrues i jetës tonë dhe familjareve tona.

Shëndet!