Licencohen edhe 9 laboratorë privatë për kryerjen e testimeve seroologjike

E publikuar: 12/08/2020 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka lincencuar edhe 9 laboratorë privatë për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2.

Kështu ka njoftuar sot Ministria e Shëndetësisë.

“Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2. Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 9 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2”, thueht në komunikatën për media.

Ndërsa, dy ditë më parë kjo ministri licencoi 29 laboratorë privatë ku 29 prej tyre janë për testime serologjike dhe 2 të tjerë do të kryejnë testime molekulare.