Ngjarje e rëndë në Ferizaj, dyshohet se djali me probleme mendore vrau nënën

E publikuar: 10/08/2020 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës konfirmoi se sot rreth orës 08:20, ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar me inicialet M.Ç., shtetase e Kosovës e moshës 83-vjeçare.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policorë kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast ku i njëjti është duke u intervistuar.

Informacione jo zyrtare thonë se viktimës dyshohet se ia mori jetën djali i saj i cili është me probleme mendore.