Fulham mbrëmë është inkuadruar në Premierligë pasi në finalen e Play-offit mposhti Brentfordin me rezultat 2-1.
Dy golat e Bryan bënë që skuadra e Fulhamit të rikthehet në nivelin më të lartë të futbollit anglez.
Me këtë rast, skuadra fituese ka arkëtuar 166 milionë euro nga promovimi.
Kjo ndeshje konsiderohet si më e shtrenjta dhe skuadrat kanë një arsye të madhe që luftojnë për tu ngritur në Premierligë. /IndeksOnline/