Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me Covid-19

E publikuar: 02/08/2020 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Hoti e ka njoftuar këtë nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se Hoti sot kishte kontakte me shumë njerëz pasi që vizitoi disa biznese në rajonin e Dragashit.