Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

E publikuar: 02/08/2020 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar që i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në ajër në Kaçanik.

“Gjatë bisedës me të dyshuarin i njëjti ka vetë dorëzuar një revole M57 me dy fishek dhe një gëzhojë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit pas intervistës rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi.