Aksident në mes të një veture dhe trenit të udhëtarëve – dy të lënduar

E publikuar: 02/08/2020 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një aksident trafiku, që ka ndodhur në fshatin Lutogllavë, në mes të një veture dhe trenit të udhëtarëve kanë mbetur të lënduar dy persona.

Dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe sipas ekipit mjekësor ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Ky është raporti i plotë nga Policia:

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 02.08.2020 rreth orës 12:25, është informuar për një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një veture dhe trenit të udhëtareve.

Njësitet e Trafikut Rajonal menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, pёr tё kuptuar rrethanat e këtij aksidenti, deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Trestenik- Lutogllavë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe duke mos respektuar shenjat e komunikacionit e kishte goditur trenin ne pjesën e parë anësore te anës se majtë i cili ishte duke qarkulluar ne drejtimin Pejë-Prishtinë.

Nga goditja ne automjetin e udhëtareve shkaktohen dëme materiali si dhe lëndime trupore pësojnë dy (2) persona, të cilët dërgohen në spitalin Rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor tё lënduarit janё jashtë rrezikut pёr jetё.

Lidhur me kёtё aksident ёshtё informuar Prokurori i Shtetit, dhe rastin ёshtё duke e hetuar Njësiti Rajonal i komunikacionit Rrugor. DRP Pejё.