Skuadra e Ballkanit ka filluar punën për edicionin e ri.
Klubi nga Suhareka ka prezantuar dy transferimet e para.
Bëhet fjalë për gardianin, Kenan Haxhihamzën dhe sulmuesin Mevlan Zeka, të cilët kanë nënshkruar kontratë për tre vite me skuadrën e Ismet Munishit.
Mevlan Zeka ishte pjesë e KF Feronikelit, ndërsa Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit./KP//