Nga: Avni Jashari
Forma më e keqe e patriotizmit është t`i mbyllësh sytë para një realiteti, ta mbyllni gojën me hipokrizi e lavdërim, që nuk shërbejnë asgjë tjetër veçse për ta fshehur nga vetja dhe të tjerët të këqijat e gjalla që na rrethojnë. Një iluzion dramatik sikurse të luani “fshehurazi” me qytetarët, vendin e tyre dhe po ashtu gjërave që i rrethojnë. Publikimi dhe mashtrimi mediatik që bëhet nga elita politike për tu servuar opinionit “Ishullin që nuk ekziston”, e megjithatë realiteti duket që nga dritaret e shtëpive tona, s`ka të ndalur. Nuk është shumë e largët dita ku populli do t`i mbledh të gjitha shkaqet e këtyre mashtrimeve që sot bëhen me qytetarin e thjeshtë e kjo nuk është fare e vogël, ngase gjerat e tilla kanë marr hov tash e 20 vite radhazi. Shumë qytetar të Kosovës, fillimisht ishin ballafaquar se si ta siguronin kafshatën e gojës për 15-20 dit, dikur për një javë e sot ka shumë të tillë që nuk ka çka tu shërbejnë fëmijëve dhe familjes për drekë.
Ka shumë pyetje që u drejtohen politikanëve tanë tash e sa kohë, përgjigjeje e tyre janë të ngjashme dhe injoruese . Hetimet janë të ndaluara, transmetimet janë të ngushta dhe të filtruara. Në edicionet e lajmeve zotërojnë tema ku pushtetarët japin këshilla për “përsosmërinë”, ku në fakt gjithçka është e kundërta e realitetit, apo thjeshtë nuk është asgjë ashtu qysh parashtrohet.
Sot mashtrimi, korrupsion dhe shantazhi kanë zëvendësuar patriotizmin. Ku drejtori i një TV-je për përvetësim nuk presim të marr hapa prapa dhe ta zhbëj një gjë të tillë, kur një deputet i ndjekur penalisht thirrët për kumbari në festime e ngjarje megalomane shtetërore.
Morali është i barabartë me zero dhe fatkeqësisht kjo gjë po infekton edhe gjeneratat e reja të cilat pritet ta drejtojnë këtë vend përpara. Po infektohen te gjithë nga kjo dukuri e brisht më shume se nga COVID-19. Sot te ne mungon gjithçka e mirë duke u nisur nga ndjenja e paqes demokratike, vlerat ideologjike, moral etj. Sot më shumë se kurrë të gjithëve e në veçanti klasës politike i duhet një lloj pastrimi shpirtërorë për t`i shpërla shpirtrat e tyre të mykur nga urrejtja, përvetësim dhe megaloma-pasuria që kanë përvesuar paligjshëm.
Vetëm ata që pretendojnë dhe donë me zemër t`i luftojnë këto gjëra për të mirën kolektive, mundë të quhen patriotët e kohës, duke përfaqësuar tërësinë e strukturës shoqërore e kulturore. Të tillë fatkeqësisht ende nuk ka, ose disa që na paraqitën janë vetëm si mirazh që sapo ju afrohesh zhdukën duke ta lënë imazhin si ëndërr e realiteti i tyre mbetet një shkretëtirë e boshatisur.
Patriotizmi kushtetues është konkret dhe i vërtet i një vendi, e as ky patriotizëm nuk personifikon elitën politike të cilët shkelin me dy këmbët Kushtetutën e shtetit dhe vendosin të qëndrojnë ende në postet e tyre, ngase këtu mund ta bëjnë këtë sepse kanë komoditetin dhe shto kësaj të gjitha këto që i ceka më lart, këta politikan dalin si tiran të vjetër, e tiranët herët apo vonë dihet se si përfundojnë. Urojmë një përfundim të till për ta!