Ministrja e AAK’së ‘godet’ shefin e saj në qeveri, akuzon Hotin për mostransparencë për dialogun

E publikuar: 28/07/2020 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur sonte për mospajtimet mes shefit të partisë së saj, Ramush Haradinaj, me shefin e qeverisë Avdullah Hotin.

“Fillimisht jemi dakorduar që ShBA-të të udhëheqin dialogun. Vetëm atëherë do të kishim epilog final, e jo thjesht të përmbushet agjenda e dikujt.” – tha ajo në Rubikon, duke kritikuar udhëheqjen e dialogut nga BE-ja.

“Ne kemi qëndrime konfliktuoze mes z.Lajçak e z.Borrell, kur njëri thotë nuk mund të bëhet më katolik se papa e tjetri thotë se normalizimi i marrëdhënieve nuk nënkupton njohje reciproke,” shtoi ministrja.

Haradinaj-Stublla ka deklaruar se vendimi i kryeministrit Hoti për të mos ftuar në dialog asnjë anëtar nga partia e saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ishte i padrejtë.

“Mungesën e ministrit tonë (në dialog) e kemi parë si mungesë transparence”, ka thënë ajo.