Fauci thotë se përgjigja mbi vaksinën për COVID-19 mund të vijë në ‘tetor ose nëntor’

E publikuar: 28/07/2020 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i task-forcës ndaj coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, Dr Anthony Fauci ka thënë se studiuesit duhet të dinë efikasitetin e një vaksine të mundshme të coronavirusit të prodhuar nga ndërmarrja bioteknike Moderna nga “mesi apo fundi i vjeshtës”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania me qendër në Massachusetts ka filluar dozimin e pjesëmarrësve në provën klinike të Fazës III të hënën në mëngjes.

“Ne do të kemi 30,000 njerëz në test, 15,000 do të marrin vaksinën, 15,000 do t’i jepen placebo”, ka thënë Fauci, shkruan FoxNews.

“Nëse shikoni trendët… mund të parashikoni që do të merrni një përgjigje diku në mes të vjeshtës së vonë, që do të ishte nëntori, që mund të ishte tetori”.

“Është shumë e vështirë për të parashikuar”.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, këmbënguli se “nuk ka afat të prerë” në gjueti për një vaksinë të coronavirus në përgjigje të pretendimeve që presidenti Donald Trump ka bërë presion që një vaksinë të jetë në dispozicion para zgjedhjeve të nëntorit.

“Siguria është shumë e rëndësishme dhe ajo që ne po bëjmë nuk është kompromentimi i sigurisë dhe sigurisht mos komprometimi i integritetit shkencor”, tha Fauci.

“Ne, në fakt, e informuam Presidentin për këtë në Zyrën Oval dhe nuk ka asnjë presion politik që unë kam parë. Shpejtësia e testimit dhe sa shpejt ju i merrni rezultatet varet nga faktorë të caktuar”.