â
2 të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave”, ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm në Pejë, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 6 lindje, 1 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 239 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,956 analiza.