Dështon rezoluta për Telekomin dhe ajo për pensionistët kontributdhënës

E publikuar: 24/07/2020 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mungesa e kuorumit ka bërë që Kuvendi i Kosovës të dështojë të miratojë rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare në Telekomin e Kosovës. Për këtë rezolutë votuan vetëm 29 deputetë.

Në mungesë të kuorumit, dështoj të miratohet edhe rezoluta nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës. Në votim morën pjesë vetëm 48 deputetë, e të cilët ishin pro kësaj rezolute.