“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, në Gjakovë, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetë dhe sekuestruar një qese najloni me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë me peshë 46 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura, një telefon celular dhe 40 euro para. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në njoftimin e PK-së.
















