“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës në vendkalimin e këmbësorëve derisa kishte qenë duke e kaluar rrugën kishte goditë këmbësorin viktimën fëmiun mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e PK-së bëhet e ditur që i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.