Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi ka raportuar në komisionin parlamentar për Ekonomi, lidhur me gjendjen në Telekom pas bllokimit të llogarive bankare.
Ai ka treguar se sot kryeministri Avdullah Hoti është takuar me drejtues të Telekomit dhe kompanisë “Dardafon”, ku nga kjo e fundit ka kërkuar që t’i zhbllokojë llogaritë bankare dhe t’u jepet afat deri më 1 tetor.
Sipas ministrit Kuqi ende nuk kanë marrë një përgjigje për veprimet e kësaj kompanie, por shtoi se nuk ka bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje pa kushte me “Dardafon”.
Kuqi: Kërkojmë nga Dardafon t’i zhbllokojë llogaritë bankare menjëherë deri më 1 tetor
“Sot kryeministri ka pasur një takim me kompaninë ‘Dardafon’ dhe me Telekomin, ku kemi kërkuar nga ‘Dardafoni’ që ta bëjë zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit deri më 1 tetor në mënyrë që ne të kemi mundësi edhe hapësirë të veprimit në ndërkohë. Normalisht që brenda kësaj periudha të kemi edhe një marrëveshje në mes të Telekomit dhe ‘Dardafonit’ në qoftë se është e mundshme. Në qoftë se nuk mund të jetë e mundshme prej datës 1 tetor ‘Dardafon’ të ketë të drejtën e bllokimit të llogarive pas kësaj date… (2’06’02) kërkesa jonë është e thjesht, debllokimi të bëhet pa kushte, vetëm një kushte për t’u marr vesh brenda kësaj periudhe”, theksoi Kuqi.
Ndërsa, gjatë raportimit para deputetëve edhe U. d. Kryeshefja ekzekutive e Telekomit, Burbuqe Hana ka thënë se nuk e njohin borxhin ndaj “Dardafonit”, dhe janë duke përgatitur kundër padi në arbitrazh.
Ajo tha se me të kësaj kundër-padie pretendohet të kërkohen mbi 100 milionë euro dëmshpërblim nga “Dardafon”.
Madje, sipas saj, asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për ta mbështetur kompaninë për të ngritur kundër padi pasi ka materiale të bollshme në favor të Telekomit.
Hana: Jemi duke përgatitur kundër padi
“Vet qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë, asnjëra. Për neve është çështje e mbyllur me ‘Dardafonin’. Procesi kontestohet. Telemi është në përpjekje me I mbledhë të gjitha të dhënat për ta shfrytëzuar në kundër padi”, theksoi Hana.
Punët mirë Telekomi nuk i ka as me ARKEP-n, kjo e fundit po e paralajmëron se mund të nis një përmbarim ndaj Telekomi për një borxh rreth 7 milionë euro.
Kështu ka thënë anëtar i bordit të ARKEP Shqipërim Pula, edhe pse tha se e kupton gjendjen e rëndë financiare të Telekomit.
“Borxhi e ka zënë borxhin tjetër, kështu që është një shumë prej 6 milionë e 818 mijë euro në tërësi. Ne kemi dhënë disa udhëzime operatorit, por njëkohësisht edhe e kemi njoftuar që mund të nis edhe një proces përmbarimi. Pra është njoftuar që mund të filloj edhe një proces përmbarimi”, theksoi Pula.
Para deputetëve U.d. kryeshefja ekzekutive në Telekom ka thënë se kostoja e pagave në Telekom është 2 milion euro në muaj për 2 mijë e 320 punëtorë sa janë aktualisht. /I. Shabani/
Ndërsa, totali i borxhit duke llogaritë edhe atë të “Dardafon”-it janë 53 milionë euro si dhe ndaj ATK-së borxhet janë 4 milionë 400 mijë euro./I. Shabani/