ARKEP nuk mund të nxjerrë vendime për uljen e tarifave për shërbime telefonike në kohë pandemie për operatorët mobilë në këtë rast për Vala dhe IPKO.
Kështu ka thënë anëtari i Bordit të ARKEP, Shqipërim Pula pas pyetjes që i bëri deputetja Mimoza Kusari-Lila.
“Ne nuk mund të marrim vendime ad-hoc për uljen e tarifave dhe lehtësimit të punës së Telekomit rreth borxheve”, tha Pula.
Kusari-Lila ka kërkuar që në kohë të pandemisë të ulën tarifat për brezin frekuence dhe të ndikojë edhe uljen e çmimeve për qytetarët, të paktën sipas saj për këtë kohë të krizës të shkaktuar nga Covid-19.