Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër lidhur me vizitën e eurodeputetes Viola von Cramon në Gjykatën Speciale të Kosovës, duke e cilësuar si skandaloze dhe të paprecedentë.
Musliu ka thënë se kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një eurodeputeteje nuk është aspak për t’u çuditur, që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë.
Ajo ka thënë se është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që eurodeputetja ta bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale, kur asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar ligjin dhe i kanë mandatuar gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar në Hagë, nuk i kanë vizituar asnjëherë për t’ia ruajtur autonominë e funksionimit të tyre si institucion.
“Skandaloze dhe juridikisht e paprecedent kjo vizita e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një eurodeputeteje, nuk është aspak për t’u çuditur që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë. Është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që ajo ta bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale, kur asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar ligjin dhe i kanë mandatuar gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar në Hagë, nuk i kanë vizituar asnjëherë për t’ia ruajtur autonominë e funksionimit të tyre si institucion, përderisa në anën tjetër kemi ndërhyrje flagrante të një eurodeputeteje. Më e pakta që ajo do duhej të bënte është të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqje për këtë vizitë skandaloze. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara janë krijuar për t’i zbardhur pretendimet e fabrikuara nga strukturat e Serbisë dhe të promovuara nga Dick Marty. Ato nuk janë krijuar për të vendosur për fatin gjeopolitikë të shtetit të Kosovës apo për fatin e liderëve politikë dhe institucionalë të saj”, ka shkruar deputetja Ganimete Musliu./kp/