Pas zhvillimeve te fundit ne Telekomin e Kosovës sot me ftese te kryeministrit z. Avdullah Hoti patëm takim ne Qeverinë e Republikës se Kosovës ku ne takim pos Kryeministrit morën pjesë edhe ministri i dikasterit z. Blerim Kuqi ,bordit i drejtore, UD i kryeshefit znj .Burbuqe Hana dhe Kryetari i FSP-PTK z. Lamih Balaj me bashkëpunëtor,
Kryetari i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës qe sa me shpejt te behet ZHBLLOKIMI i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe mos te ketë pengesa ne operimin e punëve ditore, gjithashtu kemi kërkuar qe aksionari te merr përgjegjësin direkt sepse bordet te cilat i kanë miratuar nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qene te emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeveris si aksionar i 100% ta mbroj pasurim shtetërorë ashtu edhe siç e parasheh Kushtetuta e Republikës se Kosovës.
FSP-PTK do ti jap hapësirë negociatave te Qeveris për gjetjen e një zgjidhje sa me te shpejt qe te lirohen llogarit e Telekomit te bllokuara nga zhvatësi 10 vjeçar Z-Mobile.
“Organet drejtuese te FSP-PTK ne takimin e fundit me Kryesin dhe Kuvendin ka marr vendimin se ne rast se nuk behet zhbllokimi i llogarive deri te mërkurën date 22.07.2020, nga e dita e enjte ,date:23.07.2020 do te futemi ne Protesta 24 orësh te përgjithshme para Qeveris-Parlamentit te Kosovës“, thuhet në njoftimin e FSP-së.