Malisheva dje nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me koronavirus. Në publikimin e IKSHPK të rezultateve të analizave të testeve për COVID-19, rezultoi një person i shëruar dhe një person negativ. Sipas një njoftimi të komunës, shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVOD-19 në Malishevë, është duke punuar 24 orë në ditë, duke e përcjellë situatën, dhe sipas nevojës edhe duke intervenuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë ata që kanë nevojë, e në veçanti për rastet aktive të prekura me COVID-19. Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 78 janë shëruar, 12 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje./kp/ |