Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me nikoqir përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.
Pas takimit, kryeministri Hoti ka thënë se e vetmja zgjidhje është njohja reciproke në mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, Kosova ka mbështetjen e përfaqësuesve të BE-së për zgjidhjen e çështjeve në mes dy vendeve tona, ku theksoi se beson tek partnerët tanë ndërkombëtar.
“Kemi bërë progres, detajet do t’i merreni në ditët e ardhshme. Kemi diskutuar edhe për takimin e radhës për të cilin do të kuptohet në javët e ardhshme”, tha Hoti duke shtuar se mund të ketë biseda edhe të natyrës teknike.
Ai shtoi se gjithçka rreth dialogut do të jetë transparente.