Edhe dy të vdekur nga COVID-19, shkon në 114 numri i viktimave në Kosovë

E publikuar: 15/07/2020 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona nga Ferizaj, kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus pasditen e sotme.

Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi.

“Dy persona kanë vdekur, kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. Njëri prej tyre ka pasur edhe sëmudnje tjera shoqëruese, ndërkaq për tjetrin nuk kemi mundur të konstatojmë ende”, ka thënë Ademi.

Personat që kanë humbur betejën me koronavirusin janë të moshës 76 dhe 54-vjeçare.