Janë identifikuar 119 persona të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 420 mostra të marra. Katër persona kanë vdekur, ndërsa 494 persona me koronavirus po marrin aktualisht trajtim mjekësor, 13 prej tyre janë në gjendje kritike. Publikimi i rasteve u bë nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, sipas së cilat marrë parasysh 24 orëshin e fundit, situate po normalizohet.
5237 është numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, ndërsa 2663 është numri i rasteve aktive.
Në një konferencë për media, Ramadani bëri të ditur se numri i të shëruarave deri më sot ka arritur në 2462.
Ramadani: 119 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit
(Video) 4
“Më datën 14 korrik 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar, me metoden RT-PCR janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga Qendra Klinike Universitare, gjurmimi i kontakteve në terren dhe prej të cilave kanë rezultuar 119 raste pozitive, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 5237 nga 29 mijë e 60 persona të dyshimtë me virusin Sars Cov 2, me gjithsej 112 raste të vdekjes të cilat kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. Në këtë 24 orësh të fundit janë shëruar gjithsej 92 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 2462 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2663”, tha ai.
Rastet pozitive janë 63 nga Komuna e Prishtinës, Gjakovë 12 raste, Drenas 6 raste, fushë Kosovë 5 raste, Komuna e Pejës 5 raste, Podujevë 5 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste. Kaçanik 2 raste, Lipjan 2 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, dhe nga një rast në komunën e Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.
Ramadani: Situata ka filluar të normalizohet
(Video) 3.50
“Prej dje, ne po raportojmë situatën 24 orëshe, situate ka filluar të normalizohet, të jetë më e qetë dhe të jetë nën kontroll me gjurmimin e të gjitha rasteve të cilat janë gjurmuar në laboratorët e Institutit Kombëtar dhe që dalin nga të gjitha anët e Kosovës”, tha ai.
Drejtori i Institutit Kombëtar të shëndetësisë Publike u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen masave, duke mbajtur distancën fizike, maskat dhe higjienën personale.
Sipas tij, kjo garanton uljen e kurbës dhe do të shpëtohet jeta e qytetarëve.
Ai tha se ka testime të mjaftueshme dhe testohen të gjithë pacientët sipas indikacioneve epidemiologjike.
Ndërsa ushtruesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi tha se 13 pacientë janë në gjendje kritike.
Krasniqi: 494 raste me koronavirus po trajtohen në klinikat covid
(Video) 6.21
“Sot në Klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar aktualisht 494 raste të konfirmuara ose të dyshuara për Covid, prej tyre 314 janë të konfirmuara me Covid, nga këta 314, 177 janë duke marrë shërbimet në klinikat e QKUK-së dhe 137 të tjerë në spitalet regjionale. Prej numrit total të të konfirmuarve kemi 13 pacientë të intubuar dhe që i vlerësojmë si gjendje kritike dhe kemi 23 pacientë të tjerë me metodë jo invasive të ventilimit mekanik”, tha ai.
Krasniqi tha që presin gjatë kësaj jave të jetë funksional spitali i Vushtrrisë për pacientët e prekur me Covid.
Gjithashtu, tha që kanë filluar përgatitjet për shtimin e kapaciteteve në dhjetë shtretër të mjekimit intensiv në Spitalin Regjional të Prizrenit.
E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se do t’i rrisin kapacitetet e testimeve, edhe pse sipas tij, janë nevojat e plotësuara me të gjitha kapacitetet aktuale.
Zemaj: Do t’i rrisim kapacitetet e testimeve
(Video) 11.30
“Sigurisht që do t’i rrisim kapacitetet e testimeve, ashtu siç kanë rekomanduar profesionistët shëndetësor nga Instituti Kombëtar i shëndetit Publik dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nga sot e ka ndryshuar mënyrën dhe kohën e publikimit të rezultateve, nga orët e vona të mbrëmjes siç publikoheshin, tani do të bëhen të ditura çdo ditë në orën 15:00./G.Kadrija